Gjendje alarmante në shëndetësi, 90 mjekë lëshuan vendin vetëm tre muajt e fundit

Gjendje alarmante në shëndetësi, 90 mjekë lëshuan vendin vetëm tre muajt e fundit

Vetëm brenda tre muajve, më shumë se 90 mjekë kanë ikur nga Kosova. Të shqetësuar për këtë dukuri, profesionistë shëndetësor kërkojnë nga institucionet e vendit që të krijojnë kushte të punës. Përndryshe, sipas tyre, Kosova rrezikohet të mbetet pa kuadër.

Largimi i kuadrit profesionit shëndetësor çdo ditë e më shumë nga Kosova, për të punuar në vendet Evropiane, po merr përmasa serioze. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, i tha televizionit publik se kjo do të këtë pasoja për vendin.

“Brenda tre muajve më shumë se 90 mjekë kanë shkua në perëndim. Kjo është tejet shqetësuese, kjo është me të gjitha barrierat që ekzistojnë për udhëtim të lirë edhe ne kemi frik se do të arrijmë kur një mjekë në dit, do të largohet nga Kosova”, tha ai.

Të njëjtin shqetësim e ngreh edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla. Ai thekson se nëse institucionet e vendit nuk punojnë seriozisht në këtë drejtim, atëherë Kosova do të ketë probleme serioze.

“Kemi shumë problem. Ne jemi duke punuar në një strategji të përbashkët edhe më ministrin e shëndetësisë, qe ikjen e mjekeve ta kthejmë në problem nacional. Në coftë se ne mund ta arrijmë këtë, atëherë ne mund ta ndalim këtë dukuri, përndryshe fluksi është dukë shkua në rritje”, tha ai. / Koha

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0