Gjendet trupi i njërit polic të zhdukur (Video)

Gjendet trupi i njërit polic të zhdukur (Video)

Është gjetur trupi i njërit prej policëve të zhdukur, raportojnë mediet nga vendi i ngjarjes.

Trupi është gjetur në lumin Lepenc, në pjesën e Kosovës.

Sipas pamjeve të fundit të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes shihet momenti kur edhe tentohet të nxirret nga uji duke u mbuluar.

Ndërkohë duhet kujtuar që sot është dita e gjashtë me radhë e kërkimeve për dy pjesëtarët e zhdukur të Policisë së Kosovës.

LIVEKërkimi për policët e zhdukur në lumin Lepenc

Posted by Kallxo.com on Thursday, May 3, 2018

Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, dy pjesëtarët e policisë dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc.

Pjesë e kërkimit të dy policëve janë shumë persona, pjesëtarë të zhytjes së Policisë dhe FSK-së dhe gjithashtu qytetarë të shumtë që i janë bashkuar vullnetarisht kërkimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0