Gjashtë raste pozitive me koronavirus të martën, pesë të shëruar

Gjashtë raste pozitive me koronavirus të martën, pesë të shëruar

Gjashtë raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar të martën në Kosovë, ndërsa pesë persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit, të martën janë testuar 191 mostra. Rastet pozitive janë raste kontakti. Dy janë me vendbanim në Prizren, dy në Mitrovicë të Veriut e dy në Pejë.

IKSHPK në mbrëmje ka përfshirë edhe tri vdekjet e sotme, një gruaja shtatzënë nga Gjakova dhe dy raste të tjera, një në Zveçan e një në Leposaviq.

Me pesë të shëruarit e sotëm numri total i të shëruarve ka shkuar në 128, ndërsa me gjashtë rastet pozitive të shtuara sot, numri total i të prekurve me koronavirus ka mbërritur në 604. Gjithsej në vend, deri tash, janë testuar 5200 mostra të dyshimta.

IKSHPK ka njoftuar se janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6514.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0