Gërxhaliu: Pandemi ekonomike botërore, si pasojë e koronavirusit

Gërxhaliu: Pandemi ekonomike botërore, si pasojë e koronavirusit

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se të gjitha vendet e botës të goditura nga koronavirusi e kanë vetëm një front atë se si të minimizohen pasojat nga ky virus.

“Kosova ballafaqohet edhe me jo stabilitet politik e me mocion për qeverinë, jo stabilitet ekonomik , mungesë të pakos emergjente për sektorin privat si dhe me një ndjenjë psikologjike që e rritë panikun dhe frikln tek qytetarët. Duhet me urgjencë të mshteten aktivitetet ekonomike dhe të mos paralizohet sektori privat aty ku ka mundësi për veprim. Edhe disa ditë është fundi i muajit dhe duhet të kryhen pagat për të punesuarit në sektorin privat.Do të jetë mjaft sfiduese për pronarët e këtyre ndërmarrjeve dhe ata duhet të mbështeten. I mirëpres vendimet e qeverisë për të mbështetur ekonominë vendore, por një fondë emergjent është me se urgjent për pagat në sektorin privat”, tha ai.

Sipas tij mbyllja e vendeve të punës dhe ulja e fuqisë blerëse të konsumatorët do të jetë një goditje edhe për aktivitete shërbyese dhe tregtare.

“Të mesojmë nga pervoja dhe praktikat e vendeve të ndryshme se si mbështesin sektorin privat dhe me urgjenc të zbatohen në Kosovë. Kosova nuk komoditet të rrezikojë edhe stabilitetin social në këto kohëra të rrezikshëme”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0