Gazetari qan duke raportuar për familjen që humbi 7 anëtarë

Gazetari qan duke raportuar për familjen që humbi 7 anëtarë

Ka shkuar në 21 numri i viktimave të regjistruara deri më tani, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që u regjistrua në orët e para të këtij mëngjesi.

Më e rëndë situata paraqitet në Thumanë dhe në Durrës ku godinat e shembura kanë zënë poshtë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Shumë gazetarë kanë raportuar live momentet kur trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat.

Gazetari Muhamed Veliu nuk ka mundur t’i mbajë lotët në raportimin e fundit nga Thumana, ku u nxorën 2 trupat e pajetë të dy të rinjve.

Me lot në sy ai shprehet se dy të rinjtë janë gjetur poshtë tavolinës së ngrënies në shtëpinë e tyre. Viktimat ishin sërish nga familja Cara në Thumanë, nga e cila deri tani kanë humbur jetën 7 prej tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: