Gazetarët kosovarë vënë në siklet Kocijancicin: Pse nuk reaguat edhe për INTERPOL njëjtë si për taksën

Gazetarët kosovarë vënë në siklet Kocijancicin: Pse nuk reaguat edhe për INTERPOL njëjtë si për taksën

Dy gazetarët kosovar, Augustin Palokaj dhe Virtyt Gacaferi nga Deutche Welle, e kanë vënë në siklet zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic gjatë një konference për media rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për produktet serbe, raporton Gazeta Express.
Palokaj e ka pyetur Kocijancicin se si është e mundur që Federica Mogherini të deklaroj që një vendim i tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së, kur deri sot një gjë të tillë nuk e ka thënë askush nga kjo organizatë por vetëm Federica Mogherini.

Palokaj gjithashtu e ka pyetur Kocijancicin se pse kur ishte fjala për fushatën e egër të Serbisë kundër Kosovës për INTERPOL, BE-ja kishte thënë se një gjë e tillë është çështje që u takon dy shteteve.

“Maja ne e kuptojmë mesazhin politik. Por me sa ne e dimë BE-ja nuk është pjesë e CEFTA-s. Si mund të thotë Mogherini që është një shkelje e CEFTA-s, kur BE-ja nuk është pjesë e CEFTA-s. Dhe nuk kemi parë ndonjë reagim nga CEFTA që thotë se një vendim i tillë është shkelje e CEFTA-s. Pse BE-ja po ndërhyn në një çështje. BE-ja ka refuzuar të pocizionhet kur erdhi puna tek INTERPOLI, duke thënë se një çështje e tillë u takon vetëm dy vendeve”, ka qenë pyetja e gazetarit Palokaj drejtuar Kocijancicit.

Ndërsa përgjgija e Kocijacic ka qenë që BE-ja e monitoron përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve që janë marrë nga partnerët në regjion. Sipas saj CEFTA është një çelës për ekonominë e rajonit.

“Ne e kemi bërë pozicionin tonë të qartë, dhe shpresojmë që CEFTA të marrë masat e nevojshme që të sigurohet se marrëveshja po respektohet në plotëni” ka thënë Kocijancic.

Ajo megjitahtë thotë se BE-ja e kupton që ekzistojnë probleme, por mënyra se i ka vepruar Qeveria e Republikës së Kosovës sipas saj është e gabuar.

Pas kësaj përsëri ka replikuar gazetari Palokaj duke thënë se a janë të autorizuar Federica Mogherini dhe komisioneri Johanes Hahn që të flasin në emër të CEFTA-s, për atë që është shkelje e marrëveshjes apo jo.

‘A keni ndonjë raport nga CEFTA që një gjë e tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s apo jo ?”, ka pyetur përsëri Palokaj.

Kocijacnic më pas ka përsëritur përgjigjen se BE-ja monitoron përmbushjen e marrëveshjeve që kanë marrë dy palët (Kosova dhe Serbia).

Më pas ka qenë gazetari tjetër kosovar, Virtyt Gacaferi, nga Deutche Welle, i cili ka marrë fjalën për të drejtuar pyetje drejt zëdhënëses së BE-së, Maja Koacijacnic.

Gacaferi ka thënë se ka kontaktuar me drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s dhe ai i a ka konfirmuar se nuk ka asnjë vendim që thotë se taksa prej 10 për qind apo edhe 100 për qind është shkelje e marrëveshjes, shkruan Gazeta Express.

“Unë jam takuar me drejtorin e sekretariatit të CEFTA-s. Nuk ka asnjë vendim të CEFTA-s që thotë se taksa prej 10 për qind apo prej 100 për qind është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s. Dy autoritetet që e thonë këtë janë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe komisioneri Johanes Hahn” ka qenë pyetja e gazetarit Gacaferi.

Ai gjithashtu e ka pyetur Kociajncicin nëse do të bëjnë thirrje për Serbinë që të marrë pjesë në organizimin e CEFTA-së që do të bëhet në Prishtinë, pasi ata qeveria serbe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë shkaku i veprimeve të Qeverisë.

Zëdhënësja e BE-së duke mos folur asgjë më pas për ndonjë vendim të CEFTA-s, ka thënë se është e rëndësishme që të ketë raporte të mira nder fqinjësore dhe se të dy palët duhet që të vazhdojnë përpara për të normalizuar raportet sepse një gjë e tillë është në të mirën e të gjithëve./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0