Gaxherri e akuzon  presidentin Thaçi për vrasje të kundërshtarëve politikë

Gaxherri e akuzon presidentin Thaçi për vrasje të kundërshtarëve politikë

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, e ka akuzuar presidentin e Kosovës për vrasje. Këto deklarata Gaxherri i ka dhënë gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit. Nga aty, ajo ka deklaruar se Thaçi për ta shpëtuar vetën ka shkelur mbi kufoma, ka vrarë kundërshtarët politik e ka shkelur mbi vlerat e luftës.

“Nëse ky Kuvend pajtohet me ia falë territorin e Serbisë për me arrite paqe, atëherë asnjë vend në botë nuk mund ta zhbëjë atë.  Por Thaçi duhet ta dijë se nuk është feudal i këtij populli se Kosova nuk është shtet presidencial. Se ti Thaçi nuk ke të drejtë të luash me sovranitetin e Kosovës për të shpëtuar lëkurën tende. Ju Thaçi jeni një politikan që pati ngrije shumë të dyshimta, duke shkelur edhe mbi kufomat, duke vrarë edhe kundërshtaret tuaj politik, duke e zhvatur këtë popull të varfër”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Gaxherri e ka quajtur Thaçit të sëmurë mendor, andaj si i tillë ajo ka thënë se Thaçi nuk mund ta mbajë pozitën e presidentit dhe se kjo arsye është një bazë e fortë për shkarkimin e tij.

“LDK po kërkon me muaj të tërë që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme pasi që në Kosovë gjendja është e jashtëzakonshme të presidentit të vendit i vili po i terrorizon me muaj të qytetarët e Kosovës. Ma sjelljet e tij të fundit del që Hashimi po ka probleme me shëndetin mendor. Dhe me këto dy shkaqe, Jushtetuta jonë e jep mundësinë për shkarkimin e presidentit”, ka deklaruar në fund ajo.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0