Gashi: Policia e Kosovës nuk e ka në kontrollë  tërë vijën kufitare me Serbinë

Gashi: Policia e Kosovës nuk e ka në kontrollë tërë vijën kufitare me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi  tha se Policia e Kosovës nuk e ka në kontrollë tërë vijën kufitare me Serbinë për shkak të një urdhërese të komandantit të KFOR-it të vitit 2014, raporton EkonomiaSot.

Ai tha se KFOR-it mendon se pjesa kufitare në fshatin Karaçevë të Kamenicës është ende nën juridiksionin e Serbisë .

“KFOR-i mendon që pjesa e kontestuar ndërmjet fshatrave Novosellë dhe Karaqevë është nën juridiksionin serb në bazë të marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës të vitit 1999 dhe të nënshkruar ndfërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe. KFOR-i trespekton këtë marrëveshje dhe kërkon të respektohet edhe nga ana e Policisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj gjendje praktike, Policia e Kosovës është e pranishme në kufirin me Serbinë dhe e mbikëqyr këtë pjesë të kufirit në bashkëpunim me KFOR-in. Përjashtim bënë vetëm pjesa e vijës kufitare mes fshatrave Karaqevë e Poshtme, karaqevë e Epërme dhe Buhovitët e cila është e pamundur të realizohet nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak të urdhëresës së Komandantit të KFOR-it Salvatore Farina të 12 majit 2014, e cila e ndalon përdorimin e rrugës bay pass, që e lidh rrugën e vetme e cila mundëson të Policinë e Kosovës të ketë qasje në këto fshatra”, tha Gashi.

Ai tha se në këto anë janë të vendosur Xhandarmëria serbe të cilët shpesh hyjnë në teritorin e Kosovës, gjë e cila shqetëson banorët e kësaj ane.

Këto komente Gashi i bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit lidhur me pyetjen  që ia parashtroi  Avdullah Hoti i LDK-së ku shprehu  shqetësimet e qytetarëve të kësaj ane të vendit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0