Gashi: Kosova po vuan nga papunësia e lartë dhe bilanci negativ tregtar

Gashi: Kosova po vuan nga papunësia e lartë dhe bilanci negativ tregtar

Viti 2019 i shpallur si vit i ekonomisë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve konsiderohet si zotim pozitiv, por njëherësh ata kërkojnë që ky synim të mos mbetet vetëm në letër, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Kosova theksohet se ka nevojë që në këtë vit, të shpallur si vit i ekonomisë, të adresojë problemet me të cilat përballen qytetarët e që ndërlidhen me zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik dhe papunësinë e lartë.

Naim Gashi, ekspert i çështjeve ekonomike shpreson që shpallja e vitit 2019 si vit i ekonomisë të bëhet realitet pasi që Kosova, thekson ai, po vuan nga papunësia e lartë dhe nga bilanci negativ tregtar.

“Agjenda ekonomike e shtetit të Kosovës deri më tani ka ekzistuar vetëm në letër për faktin që Kosova në 20 vitet e saj të lirisë është përballur me një agjendë kryekëput politike të dominuar nga problemet etnike në veriun e Kosovës, dialogun me Serbinë, përgatitjen e standardeve para statusit dhe asnjëherë në Kosovë agjendë numër një prioritare nuk ka qenë ekonomia e cila në fakt do të duhej të jetë”, thotë Gashi.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0