Fushatë sensibilizuese për shlyerjen e tatimit në pronë në Ferizaj

Fushatë sensibilizuese për shlyerjen e tatimit në pronë në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka nisur fushatën sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë. Hapjen e kësaj fushate e ka bërë drejtoresha e Financave, Sebahete Ajeti-Sadiku, e shoqëruar nga drejtorë drejtorish komunale.

Sipas drejtoreshës së Financave, kjo fushatë është ndërmarrë me qëllim të vetëm që të njoftohen të gjithë qytetarët se nga shtatori i këtij vitit do të ketë ulje prej 10 për qind të tatimit në pronë, premtim i dhënë nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Komuna e Ferizajt për herë të parë do të bëjë zbritjen e tatimit në pronë për 10 për qind me qëllim të vetëm që të gjithë qytetarëve, por edhe bizneseve t’u krijohen lehtësi, e këtë premtim e ka dhënë kryetari Agim Aliu. Pikërisht për këtë qëllim ne kemi organizuar edhe një fushatë sensibilizuese që të inkurajomë të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e tatimit në pronë si e hyrë e drejtpërdrejtë e qytetarëve për investimet kapitale”, ka thënë Ajeti-Sadiku.

Ajo, ndërkaq, ka njoftuar qytetarët që nëse nuk e bëjnë pagesën për këto çështje, do të veprojnë përmbaruesit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0