Fundi politik i Behgjet Pacollit dhe AKR-së, këto janë fjalët pas fiaskos së djeshme

Fundi politik i Behgjet Pacollit dhe AKR-së, këto janë fjalët pas fiaskos së djeshme

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar zgjedhjet e djeshme.

Edhe pse koalicioni i partisë së tij me Nismën dolën humbës të këtyre zgjedhjeve, Pacolli tha se sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.

“Urime për udhëheqësit e opozitës që me koherencë, me etikë, e konfirmuan alternativën e tyre duke siguruar votim popullor të qartë.
Përgëzoj zotni Albin Kurti për integritetin e tij politik dhe zonjën Osmani që krijoi energji të re mbi themelet e trashëgimisë rugoviste.
Procesi është në përmbyllje e sipër dhe duhet po ashtu të kemi durim që institucionet e numërimit dhe legjitimimit të votave të japin verdiktin përfundimtar, pa presione triumfaliste apo të dëshpërimit.
Është krejt e qartë, se pakënaqësia popullore e krijuar prej mungesës së perspektivës, stagnimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar favorizoi ardhjen në pushtet të forcave të opozitës”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0