Fotografohet momenti kur koronavirusi infekton qelizën e shëndoshë

Fotografohet momenti kur koronavirusi infekton qelizën e shëndoshë

Pamjet e momentit kur korona virusi i ri SARS-CoV-2 infekton qelizën e shëndoshë njerëzore është zënë nga shkencëtarët e qendrës më të madhe shëndetësore në Amerikën Jugore. Të tre pamjet ishin bërë me anë të mikroskopit elektronik

Fotografimi ishte kryer derisa ekspertët po studionin shumëfishimin e virusit të emëruar si SARS-CoV-2 në laboratorët e Fondacionit Oswaldo Cruz në Brazil.

Duke shfrytëzuar këtë lloj të mikroskopit elektronik, pajisje e teknologjisë e lartë që mund të zmadhoj objektet deri në 2 milionë herë, ekipi arriti të kap detajet e procesit të infektimit.

Seria e pamjeve shfaq disa pika të errët që realisht janë partikuj viral të patogjenit që provon të infektoj dhe të hyj në bërthamën e qelizës që përmban edhe materialin gjenetik.

Në pamjen e dytë vërehet fillimi i procesit të infektimit nga SARS-CoV-2, ndërsa në të tretin shihen pika e errët brenda qelizës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0