Foshnja pesëmuajshe në Kamenicë infektohet me koronavirus

Foshnja pesëmuajshe në Kamenicë infektohet me koronavirus

Një foshnje pesëmuajshe është prekur nga koronavirusi në Kamenicë, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi për KOHËN.

Ai tregoi se foshnja është kontakt i 11 të infektuarve dje me Covid-19 në Topanicë.

Krasniqi tregoi se foshnja po qëndron në shtëpi, dhe se ka dalë pozitive në mesin e 11 personave të testuar të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Pas njoftimit se janë infektuar 11 persona dje në Kamenicë, të gjithë të një familjeje, kanë shkuar një ekip për t’i testuar. Nga lista e marrë doli se aty është edhe një foshnje”, tha Krasniqi për Kohën.

Ai shtoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një të vdekur me koronavirus.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: