Formohet paneli për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të KOSTT-it

Formohet paneli për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të KOSTT-it

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare e Komisionit, ka formuar panelin për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it.

Pas debateve të zhvilluara lidhur me këtë çështje, komision vendosi që në përbërje të këtij paneli të jenë: kryetarja e komisionit, Sala Berisha- Shala, dhe deputetët, anëtarë të komisionit, Hykmete Bajrami dhe Adem Hoxha.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për shkeljen e dispozitave të Ligjit për komunikime elektronike, nga anëtari i Bordit të ARKEP-it.

Lidhur me këtë rast, komisioni pasi që shqyrtoi informatën, sipas së cilës një anëtar i Bordit të ARKEP-it, ka rënë ndesh me Ligjin përkatës, vendosi që Kuvendit t’i rekomandojë shkarkimin e tij në një nga seancat e radhës. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0