Fondacioni Jahjaga ndau certifikata për 10 gra nga Gjakova e Drenasi

Fondacioni Jahjaga ndau certifikata për 10 gra nga Gjakova e Drenasi

Në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave të margjinalizuara”, Fondacioni Jahjaga ndau dje 10 certifikata për 5 gra nga Drenasi dhe 5 nga Gjakova, të cilat u trajnuan në fushën e shkathtësive të buta, trajnim ky i ofruar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Këto shkathtësi iu ndihmojnë grave të trajnuara që të jenë në gjendje të përgatisin CV-të sipas kërkesave të punëdhënësve, të dinë si të kërkojnë për vende pune, si të përgatiten për intervistë para punëdhënësve prospektivë, etj., duke iu ndihmuar kështu që të përgatiten sa më mirë për tregun e punës.

Trajnimi për shkathtësi të buta do të pasohet nga trajnimi në profesione specifike për të njëjtat përfituese, çka do t’i rrisë mundësitë që këto gra të gjejnë punë të qëndrueshëm.

Ky projekt u mundësua nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0