FMN reagon për projektbuxhetin 2019

FMN reagon për projektbuxhetin 2019

Me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Eble kanë mbajtur konferencë për media.

Ministri Hamza ka thënë se me FMN kanë qenë tema të diskutimit, projektbuxheti 2019, si dhe për ecuritë e buxhetit të vitit 2018.

“Sa i përket buxhetit 2019 e kemi diskutuar në detaje, për pagat deri te bilanci bankar. Situata aktuale makrofiskale na bënë mjaft të kujdesshëm. Kosova ka stabilitet makrofsikal dhe është në pozitë të mirë fiskale”, tha Hamza.
Sipas tij, projektbuxheti për 2019 është bazuar në rritjen ekonomike, përderisa tutje ka paralajmëruar rritje të pensioneve.

Ndërsa për projektbuxhetin 2019 FMN ka pasur disa shqetësime.

Udhëheqësja e Misionit të FMN-së Eble ka thënë se presin rritje ekonomike në 4 për qind, që sipas saj është rritja më e lartë në rajon. Mirëpo, tha se përsëri mbetet një rritje e cila nuk e zë hapin e zhvillimit të vendeve në rajon.
“I kemi disa shqetësime për projketbuxhetin për vitin 2019, për të hyrat dhe fondin për veteranët. Nga ana e shpenzimeve për kategoritë sociale duhet të vazhdojë reforma”, theksoi Eble duke shtuar se projektligji për pagat duhet të rishqyrtohet ngase nuk trajton “Punë të barabartë për pagë të barabartë”.

Ajo ka thënë se sektori bankar duhet të përmirësohet edhe më tej për kredidhënie. Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti me këtë rast ka thënë se sektori financiar vazhdon të ketë rritje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0