Flamuri i amerikan vendoset në ndërtesën e Qeverisë në shenjë solidarizimi me viktimat e Covid-19

Flamuri i amerikan vendoset në ndërtesën e Qeverisë në shenjë solidarizimi me viktimat e Covid-19

Flamuri gjigant i SHBA-së është vendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës, në shenjë solidariteti me viktimat e shkaktuara nga virusi COVDI-19.

Në ndërtesën qendrore të qeverisë, thuhet në njoftimin për media, “sot kemi vendosur flamurin e SHBA-së”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur. Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fanar drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

SHBA, është duke prirë në botë me numrin më të madh të viktimave.

Numri i viktimave në SHBA e kaloi atë të Italisë që bazuar tek të njëjtat të dhëna ka 18,849 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi nga çdo vend tjetër në botë, me me 18,860 raste, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0