Fjalia emocionuese që Avni Dehari ia shkroi në mural Astritit

Fjalia emocionuese që Avni Dehari ia shkroi në mural Astritit

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, e ka shkruar një fjali emocionuese për djalin e tyre, në emër të tij, të bashkëshortes së tij, Xhemiles dhe të gruas së Astritit, Artës.

Familja e ish-aktivistit të Vetëvednosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq me 5 nëntor 2016 në Qendren e Paraburgimit në Prizren, kanë shkruar në muralin e ngritur për nder të djalit të tyre.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare”, ka shkruar Avni Dehari, babai i Astritit.

Ai ka thënë disa fjalë pranë shumë personave që u mblodhën mbrëmjen e sotme në Prishtinë për të ndezur qirinj pranë muralit në kujtim të Astritit.

Avni Dehari ka folur në emër të familjes Dehari, duke thënë se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.

“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.

Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.

“Tash hapet faza e dytë e betejës, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e djalit tonë”, ka thënë Avni Dehari

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: