Fisnik Ismaili: Albin je i njëjtë me Thaçin, po ia mban zhagun

Fisnik Ismaili: Albin je i njëjtë me Thaçin, po ia mban zhagun

Deputeti i PSD’së Fisnik Ismaili i ka quajtur të ‘gërditshëm’ ish-kolegët e tij partiak në VV. Ata ai i akuzon për ‘mbajtje të zhagut’ të Hshim Thaçit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Fisnik Ismaili, deputet i Kuvendit të Kosovës ka akuzuar partinë e Albin Kurtit se po sulmojnë PSD’në “prej tute se po ua nxjerrim duçat”.

Ismaili thotë se Kurti po ta kishte problemin e vërtetë me presidentin Hashim Thaçi nuk do e ndalte protestën kundër tij “kur u bajke më së nxehti”

Shkrimi i plotë i Ismailit në Facebook:

Sulmi, thojnë, është mbrojtja më e fortë.

Për qata Lëvizja VETËVENDOSJE! me vjet të tana e ka sulmue gjithkë, që me e mbrojtë veten prej gabimeve që i ka ba. Edhe vetë kam sulmue nganjëherë, për me e mbrojtë bërrllogun që e bajshin do tjerë. Deri m’erdhi maje hunde, se u banë shumë rrena, e shumë bërrlog aty.

Me vjet të tana Lëvizja e sulmoi Hashimin me fjalë, por kur ish puna me vepra, secila protestë kundër tij i dështoi, sepse çdo herë e ndali protestën kur u bajke më së nxehti.

Tash një vjet konstant e ka sulmue grupin e vocërr e të parëndësishëm të “tradhtarëve”, për me e mbrojtë veten, prej tute se po ua nxjerrim duçat.

E na kemi hangër të shame, por kemi punue. Rezoutë mbas rezolute, deri erdhi momenti me e kalue rezolutën që ia hjekë Hashimit dialogun prej kontrolli, të cilën s’mujti VV me e arritë me protestën e 29 shtatorit, në të cilën edhe VETË kam dalë.

Qe pse. Sepse Lëvizja që me vjet e mbledhi bërrllogun e PDK-së, është ajo që ia mbajti me vjet Hashimit zhagun.

Kjo video është sulmi jonë, me u mbrojtë prej akuzave të poshtra të këtyne njerëzve të lig.

Me e pasë ju përnime, ishit marrë me Hashimin qe 1 vjet, edhe e kishit ndalë, e jo me do kastraveca që nuk po vlejkan as 2%.

Kjo është dëshmia tjetër që ju, çkado që thueni, nuk e keni përnime.

Po të gerrditshëm jeni ba.

Frashër Krasniqi publikoi të dielën në Facebook një video në të cilën pretendon se i pari i VV’së Albin Kurti tregon se më 2016 nuk kishte vija të kuqe për PDK’në.

Të shtunën, Kosovapress, publikoi disa mesazhe të njeriut më të fortë të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fliste me zyrtarët e Qeverisë për pazaret dhe borxhet pas votimit të buxhetit.

Madje, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se zyrtarët e PSD’së duhet të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe i PSD’së, po vazhdon të heshtë. Nuk e ka thënë asnjë fjalë. Njësoj sikurse Ahmeti edhe një televizion kabllor s’ka pasur asnjë lajm të shtunën për skandalin e mesazheve komprometuese të PSD’së me Qeverinë.PSD sipas sondazheve të fundit ka fuqi elektorale diku te 2 për qindëshi. Zyrtarët e LDK’së dhe VV’së kanë thënë se shkuarja e Shpend Ahmetit te Kadri Veseli e Ramush Haradinaj ka ndodhur për shkak se PSD i është frikësuar zgjedhjeve dhe humbjeve të tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0