Finlanda mbështet rritjen e numrit të inspektorëve nga 60 në 400

Finlanda mbështet rritjen e numrit të inspektorëve nga 60 në 400

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Bashkimi i ministrive dhe buxheti i vitit 2020 janë temat që morën vëmendje më të madhe në takim.

“Shteti i Finlandës është i interesuar që të ndihmojë shtetin e Kosovës në trajnimin e administratës dhe shprehu interesim për idenë e kryeministrit që nga 60 inspektorë të punës sa kemi tani, numri të rritet deri në 400 sosh. Rritja e ekonomisë në vend dhe përmirësimi i nivelit të arsimit do të jetë i mundur dhe do të realizohet më mirë e më shpejt duke e sjellë trurin brenda nesh. Prandaj, sjellja e trurit nga diaspora në vendin tonë do të jetë sfidë në këtë qeverisje por edhe detyrë”, thuhet në njoftimin për media të kryeministrisë së Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0