Fillon takimi në Bruksel, Haradinaj përballë BE-së për taksën

Fillon takimi në Bruksel, Haradinaj përballë BE-së për taksën

Ka nisur takimi i Kosovës me BE-në në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (MSA), i cili po mbahet në Bruksel nga ora 13:00.
Haradinaj do ta kryesojë këtë takim ku, ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe tema jashtë rendit të zakonshëm të këtij Këshilli.

Se takimi nis në orën 13:00 e pati konfirmuar mbrëmë për Metron, zëdhënësja Donjeta Gashi, e cila nuk ka folur lidhur me temat e tjera që pritet të jenë temë diskutimi.

E, siç raportuan mediat, Haradinaj do të përballet me BE-në edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë. Aty është raportuar të jenë zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini si dhe komisionari Johannes Hahn.

Pikërisht këta dy përfaqësues të BE-së edhe dje kishin hedhur firmën në një letër për Haradinajn, ku kërkohej heqja e taksës ndaj Serbisë, në këmbim të largimit të emërimit “UNMIK” për Kosovën në CEFTA.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0