Fillon protesta e serbëve në veri kundër taksës për produktet serbe

Fillon protesta e serbëve në veri kundër taksës për produktet serbe

Ka filluar protesta e serbëve në Veri kundër taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kjo është protesta e tretë e serbëve kundër kësaj takse. Ata kanë thënë do të vazhdojnë të mbahen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Hapësira ku po mbahet protesta e serbëve të veriut kundër taksës ndaj produkteve serbe, është mbushur plot me flamuj të Serbisë,  e pankarta kundër kësaj takse.

Ekipi i Gazetës Express është duke qëndruar në Veri, prej ku raportojnë se qytetarët tashmë janë mbledhur e po protestojnë kundër kësaj takse.

Fjalimet e pjesëtarëve të Listës Srpska por edhe të personaliteteve të tjerë në veri, ishin akuzuese kryesisht ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Drejtori i Spitalit në rajonin e Veriut të Mitrovicës, i çoi selam Haradinajt, duke i thënë se po sillesh si Sulltani. Aty, pos parullave të shumta, u lëshuan edhe këngë patriotike serbe që i këndonin “Kosovës dhe Metohisë”./Gazeta Express

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0