Festat familjare shndërrohen në makth nga të shtënat me armë zjarri

Festat familjare shndërrohen në makth nga të shtënat me armë zjarri

Gjatë verës, me organizimin e më shumë dasmave dhe festave të ndryshme familjare, del në pah se qytetarët në Maqedoni e keqpërdorin lejen për armëmbajtje, duke shtënë në vende publike.

Madje, organizatat joqeveritare thonë se një pjesë e të shtënave në festat familjare bëhet me armët që i posedojnë qytetarët pa leje.

Nga dikasteri i Policisë së Maqedonisë për Radion Evropa e Lirë kanë bërë të ditur se “vetëm gjatë javës së fundit janë të regjistruar 11 raste të dëmtimeve nga të ashtuquajturit ‘plumba qorr’, me ç’rast një plumb i ka shkaktuar lëndime trupore një personi, ndërkohë në dhjetë raste të tjera, qytetarët ankohen se plumbat qorr kanë dëmtuar makinat e tyre”.(REL)

COMMENTS

WORDPRESS: 0