Fatura mujore e drekave të Kurtit më e vogël se ajo ditore e Haradinajt

Fatura mujore e drekave të Kurtit më e vogël se ajo ditore e Haradinajt

Kryeministri Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shpenzuar gjatë një muaji në dreka sa harxhonin brenda vetëm një dite ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij.

Gjatë shkurtit, saktësisht 879.30 euro kanë harxhuar në tryezë kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe këshilltarët politikë të tyre.

E dhëna ndodhet në pasqyrën e harxhimeve që Zyra e kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” të martën, pas një kërkese për qasje në dokumente publike.

Kryeministrit Kurti nuk i është përshkruar ndonjë shpenzim, qoftë në dreka zyrtare brenda vendit, qoftë në kategorinë e drekave gjatë vizitave zyrtare

COMMENTS

WORDPRESS: 0