Më shumicë absolute të votave Faton Hoxha nga kompania „Toning“, është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor.
Hoxha do ta ushtrojë këtë detyrë për katër vjet e ardhshme.
Kandidat për kryetar të kësaj shoqate ishte edhe Nebih Zariqi nga kompania “Standard”.
Faton Hoxha njihet për kontributin e tij në në mbrojtje të sektorit privat të ndërtimit.
Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor ka 150 anëtarë.EkonomiaSot.com
COMMENTS