Fatmir Sejdiu: Është koha e sfidave tepër të ndjeshme, në koalicion të mendohet mirë për Kosovën

Fatmir Sejdiu: Është koha e sfidave tepër të ndjeshme, në koalicion të mendohet mirë për Kosovën

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në vendin tonë.

Ai ka dhënë mendimin e tij për lidhjen e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së duke thënë se është e rëndësishme që të mendohet për Kosovën dhe zhvillimin e saj.

“Kemi nga njëra anë një parti të qendrës së djathtë siç është Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe anën tjetër një parti social-demokrate që ka politika të tjera”, thotë Sejdiu.

“Nëse do shkohet në koalicion është e rëndësishme të mendohet mirë për Kosovën, të mendohet mirë për zhvillimin e saj dhe që të gjendet një projekt që ofron forcat dhe nxjerr një projekt i cili ofron forcat dhe nxjerr energji të reja, kapacitete që të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë të mundshme”

Tutje, ish-presidenti ka përmendur sfidat që e presin vendin tonë dhe qeverinë e re që do të formohet.

“Është koha e sfidave vërtet tepër të ndjeshme. Janë çështje të temave që janë hapur dhe nuk janë mbyllur. Fatkeqësisht unë them tema që nuk duhet të ishin hapur ashtu siç janë hapur. Çështja e parë është e papërfunduar e demarkacionit, është votuar, është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës por ka mbetur pjesa operative që duhet të bëhet gjoja edhe në bazë të një marrëveshje politike që unë nuk i besoj shumë. Çështja e dytë është që Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e vet për asociacionin e komunave me shumicë serbe që është Antikushtetuese. Çështja e tretë është e dialogut me Serbinë.”, ka thënë Sejdiu për Oranews

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0