Farkëtari i gjashtë dekadave

Farkëtari i gjashtë dekadave

E ka vënë kazmën në prush dhe me mekanizmin elektrik që i fryn provon ta nxehë hekurin. Do ta rrahë sa është i nxehtë, sepse vetëm ashtu mund t’ia japë formën e dëshiruar majës së kazmës.

Por biseda me “Kohën Ditore” e bën ustain Gani Berisha që kazmën e nxehtë ta fusë në ujë. Për një pauzë të shkurtër, nën tymin mbytës të qymyrit. Berisha është në mesin e pak farkëtarëve që kanë mbetur në kryeqytet.

Dyqani i tij i vogël ndodhet në fillim të rrugës “Xhemajl Ibishi”, në pjesën që njihet si “Te kovaçët”, pikërisht për shkakun se këta zanatlinj ka mbase gjysmë shekulli që ushtrojnë veprimtarinë të fokusuar në këtë zonë.

Berisha ka 77 vjet, dhe zanatin e tij e punon me përkushtim të pashoq, i vetëm. Thotë se pasardhësit e tij nuk e duan këtë zanat. As djemtë e as nipat e tij. E vetë, zanatin e kishte marrë prej dajës.

“Nxënësi me korrespodencë” “Hajde, pyt çka të kesh qejf”, thotë Berisha, që megjithatë pret pak lutje për ta shpalosur për gazetën rrëfimin e tij prej zanatliu. Derisa natyrshëm pyetja e parë është për fillet e zanatit, Berisha tregon se ka qenë njëlloj “nxënësi me korrespodencë”.

“Dajën e kam pasë farkëtar, Gërvall i Lupçit. Arif e ka pasë emrin. Aty kam nisë me e marrë zanatin. Mësoja veç kur shkoja te daja, e aty tani m’u bo si merak”, thotë Berisha. “Atëherë te dajtë nuk kemi shku shpesh, por kemi ndejtë ma gjatë, ka 1 javë a 2”, thotë më tej ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0