Familjarët e të zhdukurve, të zhgënjyer me punën në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Familjarët e të zhdukurve, të zhgënjyer me punën në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Me fotografi të personave të zhdukur dhe krimeve të luftës mbi popullatën shqiptare në Kosovë nga forcat serbe, gjatë luftës së vitit 1998/1999, familjarët e personave të pagjetur janë shprehur të dëshpëruar me punën e deritanishme nga institucionet vendore.

Në hapjen e ekspozitës, e cila do të jetë e hapur deri më 15 janar, Ahmet Graiçevci, kryetar i KKAFZhK-së, ka thënë se asnjë nga institucionet e Kosovës deri më tash nuk kanë bërë aq sa duhet. Sipas tij, nëse do të punohej më shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, nuk do të kishte nevojë as për Gjykatë Speciale, raporton KTV.

E, Latif Mehmeti nga Shoqata e Personave të Zhdukur dhe Viktimat e Luftës, në Podujevë, ka thënë se ky komision më shumë ka shpenzuar kohë jashtë vendit sesa që është marrë me këtë çështje.

Ymer Merlaku, nënkryetar i Shoqatës për Persona të Zhdukur në komunën e Klinës, i cili ka të zhdukur vëllanë, djalin e vëllait dhe mbesën, ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim për disa vite në zbardhjen e rasteve.

Ata kanë kërkuar që të formohet një komision ndërkombëtar për t’i hulumtuar arkivat e shtetit serb për ndriçimin e fatit të të pagjeturve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0