Familja e Astrit Deharit mbërrin në Prokurori për ta marrë ekspertizën zvicerane

Familja e Astrit Deharit mbërrin në Prokurori për ta marrë ekspertizën zvicerane

Familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi kanë arritur në Prokurorinë Themelore në Prizren ku do ta marrin raportin e ekspertizës së kryer për Astrit Deharin në Lozanë të Zvicrës.

Kjo ekspertizë është bërë e ditur se ka arritur në Kosovë saktësisht një javë më parë, derisa është dërguar për t’u përkthyer.

Përmes avokatit mbrojtës, familja Dehari ka njoftuar mbrëmë se raporti do t’i dorëzohet sot. Që nga njoftimi i prokurorisë se raporti ka arritur në Kosovë, familja kishte kërkuar që t’i dorëzohet i papërkthyer.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: