Eskalon fushata presidenciale në Maqedoni: Artan Grubi i BDI-së i “këndon talkinin” Blerim Rekës

Eskalon fushata presidenciale në Maqedoni: Artan Grubi i BDI-së i “këndon talkinin” Blerim Rekës

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka përdorur akuza të rënda kur ka folur për kandidatin shqiptar për president Blerim Rekën. Grubi, i cili po fliste në një tubim të BDI-së në sheshin Skenderbeu në Shkup, nga ku kërkonte vota për kandidatin maqedonas për president Stevo Pendarovskin, ka thënë se çdo votë për Rekën është votë për defaktorizim të shqiptarëve.

Në një moment gjatë fjalimit të tij, Grubi i’u drejtua Rekës me disa shprehje me të cilat i drejtohen klerikët mysliman të vdekurve gjatë varrimit, që në popull njihet si këndimi i tallkinit. Mbase, në këtë mënyrë Grubi ka tentuar t’i dërgojë Rekës porosi se do të varroset politikisht në këto zgjedhje presidenciale.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë mënyra e duhur për udhëheqjen e një fushate, aq më pak nga partia e cila deri dje e kishte në gjirin e saj Blerim Rekën.

“O Blerim i biri i Hamzës, jo i Kastrioteve, por i Rekës, çdo votë për ty është votë për VMRO DPMNE, çdo votë për ty është votë për regres e jo përprarim” kanë qenë disa nga fjalët e Grubit. Fjalimin e tij mund ta ndiqni në videon më poshtë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0