Enver Hoxhaj ia uron fitoren Vetëvendosjes

Enver Hoxhaj ia uron fitoren Vetëvendosjes

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhje.

Hoxhaj përmes një konference për media tha se e kanë pranuar rezultatin i cili e vë Vetëvendosjen në pozitën e parë dhe PDK’në në pozitën e dytë.

“Qytetarët e Kosovës kanë folur dhe vullneti i tyre politik duhet të respektohet. Rezultati e vë VV’në në pozitën e parë dhe PDKnë ne pozitën e dyte dhe ne e kemi pranuar si të tillë. Unë dua që ta urojë Vetëvendosjen për rezultatin dhe dua t’i ftojë që të punojnë që ta forcojnë shtetin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0