Endrit Shala pritet të emërohet sot ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Endrit Shala pritet të emërohet sot ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me kërkesë të Nismës Socialdemokrate pritet ta emërojë sot gjatë ditës Endrit Shalën ministër të Tregtisë dhe Industrisë.

Emri i Shalës për emërim tashmë ndodhet në zyrën e kryeministrit.

Endrit Shala i cili deri më tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.

Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.

Shala është një nga personat më të afërt të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër qe disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0