Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lëshuar deklarata të forta ndaj politikanëve shqiptar nga të dyja anët e kufirit duke i quar mesazh qytetarëve se do që t’i heq nga “bërllogu” në të cilin i kanë mbajtur deri më tani politikanët të cilët i ka quajtur të demoduar.
Deklaratat e Ramës vijnë pasi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka dekretuar të emruarin e tij pë ministër të jashtëm të Shqipërisë , Genti Cakën i cili vjen nga Kosova. Të shumtë ishin politikan e figura të cilat mbështetën veprimin e Ilir Metës për të mos e dekretuar Genti Cakën ministër të jashtëm. Ky veprim si duket e ka nervozuar krzeministrin shqiptar i cili veprimin e presidentit e quajti antikushtetues. EkonomiaSot
Këto deklarata Rama i ka bërë në emisionin “Zonë e Lirë”, me Arian Çanin.
COMMENTS