Edhe policia konfirmon se po merret me rastin e premtimit për 2 mijë vende të punës në Gjermani

Edhe policia konfirmon se po merret me rastin e premtimit për 2 mijë vende të punës në Gjermani

Policia e Kosovës i ka konfirmuar “EkonomiaSot” se  është duke u marrë me rastin e kompanisë e cila ka premtuar 2 mijë vende punë në Gjermani.

“… ju informojme se Drejtoria kompetente pranë Policise së Kosovës, i posedon keto informacione  dhe te njejtat është duke i trajtuar në aspektin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë për EkonomiaSot.

EkonomiaSot që nga dita e djeshme ka raportuar në lidhje me rastin e mashtrimit që po u bëhet qytetarëve të Kosovës me premtimet e rrejshme për 2 mijë vende të punës në shtetin gjerman.

COMMENTS

WORDPRESS: 0