Edhe një aderim i ri në Vetëvendosje

Edhe një aderim i ri në Vetëvendosje

Aderimet në Lëvizjen vetëvendosje kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Kësaj partie tashmë i është bashkuar edhe Ilir Kërqeli, që është ndërmarrës i ri në fushën e teknologjisë informative. Aderimin e tij në VV e ka bërë publike, kryetari Albin Kurti.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Iliri do ti ndihmojë partisë  shumë në fushatë zgjedhore e qeverisje të mirë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit

Ilir Kërqeli është ndërmarrës i ri në fushën e teknologjisë informative, por me sukses të jashtëzakonshëm duke arritur që kompania e tij t’i sjellë Kosovës të hyra nga jashtë të krahasueshme me eksportet e kompanive të mëdha.

Iliri është 29 vjeç. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik.

Ai është ndërmarrës me përvojë të gjerë 12 vjeçare në industrinë e marketingut dhe reklamimit në Kosovë. Është partner menaxhues në OnAir Media, udhëheqës i tregut në industrinë e distribuimit të muzikës dhe mediave në Kosovë.

Iliri ka bashkëpunuar ngushtë me artistë të muzikës, produksione muzikore, media dhe prodhues të përmbajtjes digjitale. Kohëve të fundit, ai ka shtuar prodhimin e përmbajtjes digjitale në portfolion e OnAir Media duke prodhuar emisione që kanë arritur popullaritet në audienca lokale. Po ashtu, Iliri ka themeluar Akademinë OnAir që trajnon gjeneratat e reja kreative në Kosovë për prodhimin e përmbajtjeve digjitale për shpërndarje përmes YouTube dhe internetit në përgjithësi.

Ilir Kërqeli do të na ndihmojë shumë në fushatë zgjedhore e qeverisje të mirë, për fitoren që duam dhe shtetin që na duhet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0