Edhe dy viktima nga koronavirusi në Kosovë

Edhe dy viktima nga koronavirusi në Kosovë

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, këtë të hënë, kanë vdekur dy persona që ishin të infektuar me Coronavirusin e ri.

Të dy këta, kanë vdekur në orët e para të së hënës.

Njëri ka ndërruar jetë në orën 3:00, ndërsa tjetra në ora 7 e 10.

I pari, ishte nga komuna e Prishtinës, i cili ishte pranuar në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive më 4 prill, ku kishte edhe sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale).

Në Klinikën Infektive, ishte pranuar në gjendje të rëndë e pa vetëdije.

Ndërsa, viktima e dytë është grua, nga Korisha e Prizrenit, me iniciale N.R, dhe ishte pranuar në Mjekimin Intensiv me datë 2 prill, e cila kishte sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0