Edhe dy të prekur me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 24

Edhe dy të prekur me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 24

IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për dy raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë.

Bëhet fjalë për dy persona që kanë pasur kontakt me personat tjerë që dolën pozitiv me koronavirus.

Një rast është nga Suhareka e tjetri nga Gjakova.

Njoftimi nga IKSHPK:

DY RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19!

Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.

Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0