Edhe dy pjesëtarë të FSK-së rezultojnë pozitiv me koronavirus

Edhe dy pjesëtarë të FSK-së rezultojnë pozitiv me koronavirus

Tash e disa ditë rastet e reja me koronavirus janë rritur në Kosovës. Virusi ka prekur punonjës të bizneseve të ndryshme, si dhe institucionet private dhe ato publike. Ndër ta janë edhe pjesëtarët e Foracave të Sigurisë së Kosovës.

Së fundi nga rastet e reja, bëhet e ditur se dy ushtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Drejtori i Zyrës për Mardhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrotjes, Ibrahim Shala, i cili tha se rastet e fundit po trajtohen dhe janë në vetizolim

Shala ka bërë të ditur se gjithsej të infektuar nga koronavirusi janë 9 raste pozitive dhe 7 prej tyre janë shëruar.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID -19,   në FSK kanë qenë 9 raste pozitive,  7 janë të shëruar plotësisht dhe 2 raste të reja janë duke u trajtuar në vetë izolim”, thuhet në përgjigjen e Shalës.

Ndryshe, nga testimet e deritashme pozitive kanë rezultuar 1 mijë e 756 raste, kurse 968 prej tyre janë shëruar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0