Edhe çmimet, edhe prodhimet bujqësore shënojnë rënie

Edhe çmimet, edhe prodhimet bujqësore shënojnë rënie

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e parë (TM1 2018).

Sipas këtij raporti, në tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka shënuar rënie (- 1.27%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, sikurse edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore (-3.72 %).

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për -1.81%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Për më shumë informata lidhur me Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, për TM1 2018 (2015=100): http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/indeksi-i-cmimeve-dhe-cmimet-ne-bujqesi

COMMENTS

WORDPRESS: 0