Edhe Avdullah Hoti nënshkruan në Rahovec peticionin kundër trasesë së autostradës

Edhe Avdullah Hoti nënshkruan në Rahovec peticionin kundër trasesë së autostradës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë nënshkruar peticionin e nisur nga këshilli i qytetarëve në Rahovec lidhur me autostradën e Dukagjinit.

Ai ka thënë se peticioni “përfshinë qëndrimin e LDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se para ndërtimit të saj, komunat nga bie kjo autostradë, kanë prioritete tjera, në veçanti zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore nga Radiniqi, impiantet e ujërave të zeza për të mbrojtur Drinin e Bardhe nga Klina deri në Prizren, funksionalizimi i hekurudhës nga Klina në Prizren dhe subvencionimi më i mirë i bujqve dhe blegtorëve”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0