Edhe ambasadori francez kundër Palit -Korrupsioni dhe nepotizmi plagë për Kosvën

Edhe ambasadori francez kundër Palit -Korrupsioni dhe nepotizmi plagë për Kosvën

Edhe një goditje nga ndërkombëtarët ka shkuar në adresë të Pal Lekës. Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, thotë se shteti i tij e mbështet ambasadorin e Zvicrës dhe se korrupsioni e nepotizmi janë plagë për Kosovën.

Didier Chabert pajtohet me fjalët e kolegut të tij zvicëran në fakt shton edhe më shumë rreth gjendjes aktuale në Kosovë. Ai shkruan në Twitter se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën.

“Ambasada e Francës mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën”, ka shkruar Chabert, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, këto reagime kanë ardhur ardhur pasi mbrëmë në Pressing të T7, ministri i Infrastrukturës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Pal Lekaj, teksa ka komentuar deklarimet e ambasadorin zviceran të bëra në Skenderaj, ka thënë se po të kishte kompetenca do ta dëbonte nga Kosova.

“Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti.

Për këtë deklaratë Pal Lekaj ka marrë kritika të shumta nga figura të ndryshme publike në vendin tonë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0