Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në futboll pas fitores ndaj Maltës. Ai tha se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” , ai ka shkruar se të rinjtë dhuruan spektakël.
“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar Kurti.
COMMENTS