Edhe 51 raste të reja koronavirus në Kosovë, numri total shkon në 561

Edhe 51 raste të reja koronavirus në Kosovë, numri total shkon në 561

IKSHPK ka konfirmuar se pas testimti të 295 mostrave janë konfirmuar edhe 51 raste me Covid-19 në Kosovë. Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 561 .

Instituti konfirmon se të gjitha rastet e reja janë raste kontakti.

Të prekurit janë këto vendbanime: Trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.

9 Persona janë shërruar njoftohet zyrtarisht.

IKSHPK bën lutje ndaj qytetarëve që të respektohen masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: