Edhe 44 banorë të Ferizajt testohen sot për COVID-19

Edhe 44 banorë të Ferizajt testohen sot për COVID-19

Mbi 40 banorë të Ferizajt pritet që të testohen sot për të parë nëse janë të infektuar me COVID-19. Nëntë rastet e fundit pozitive nga kjo komunë janë konfirmuar mbrëmjen e së mërkurës, derisa sot është shënuar vdekja e dytë nga koronavirusi në këtë qytet.

Detaje rreth gjendjes atje ka dhënë Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Aliu i ka thënë Gazetës Express se viktima e dytë nga ky qytet është i moshës 70-vjeçare dhe se ka qenë punëtor në Kampin Bondsteel.

“Viktima është i moshës 70-vjeçare dhe ka qenë shofer në Bondsteel. Deri tani nuk ka ndonjë familjar të infektuar”, ka thënë Aliu

Ai ka treguar se sot pritet që të bëhet testimi i 44 personave të cilët kanë pasur kontakt me të infekruari.

“Sot do t’i testojmë edhe 44 persona, të cilët kanë pasur kontakt për të parë nëse janë të infektuar apo jo”, ka thënë Aliu për Express.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

Sipas MSH-së, ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e dymbëdhjetë nga COVID-19 në Kosovë.

“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj. Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus. Me këtë shifër, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 449 me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Suhareka, Prishtina, Gjilani, Lipjani, Vitia, Leposaviqi, Kamenica, Vushtrria dhe Podujeva.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: