Edhe 171 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Edhe 171 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 171 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 463 mostrave.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

IKShP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 190 pacientëve.

Me këtë shifër, numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10 mijë e 590, me gjithsej 354 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0