E zhdukura Remzije Mustafa u gjet në Prishtinë

E zhdukura Remzije Mustafa u gjet në Prishtinë

Është gjetur Remzije Mustafa, zonja nga Prishtina e cila ishte shpallur e zhdukur dhe po kërkohej nga fëmijët e saj për më shumë se një javë. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Policia në ora 20:36, në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzia Mustafa. Policia është në vendin e ngjarjes, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi.

Mustafa mësohet se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: