Dyshohet se dëmtoi buxhetin për 750 mijë euro për shmangje nga tatimi, arrestohet 33 – vjeçari

Dyshohet se dëmtoi buxhetin për 750 mijë euro për shmangje nga tatimi, arrestohet 33 – vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimet për shmangie nga tatimi. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me inicialet A.M.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ai dyshohet për shmangie nga tatimi, duke e dëmtuar buxhetin në vlerë prej rreth 750 mijë euro.

“Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro”, thuhet në komunikatë.

Policia bën me dije se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Sot, me 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të lartcekur, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në komunikatën e Policisë drejtuar mediave.

Ndryshe, shmangia nga tatimi dënohet edhe me Nenin 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të Kodit Penal, kushdo që me qëllim fsheh apo i shmanget pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, mund të dënohet me burg nga tri deri në 8 vjet burgim, varësisht nga shuma.

COMMENTS

WORDPRESS: 0