“Duket se janë konfiskuar dy valixhe me euro nga aksioni i sotëm, janë shumë para”

“Duket se janë konfiskuar dy valixhe me euro nga aksioni i sotëm, janë shumë para”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar edhe njëherë pas aksionit të sotshëm të Policisë së Kosovës, në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai tha se në këtë aksion duket se janë konfiskuar dy valixhe me para, teksa ka lavdëruar prokurorin e rastit Rafet Halimin dhe zyrtarët policorë që kanë marr pjesë në këtë aksion.

“Nga aksioni i sotem si duket dy valixhe me Euro qenkan konfiskuar.  Banknotat 500, 200 dhe 100, aty ketu edhe 50.  Jo pak, po SHUME, me qindra mijera Euro. E ne kete rast, nese perfundon si duhet lenda, nje pergezim per prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejte zyrtaret policor”, ka shktruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Nga aksioni i sotem si duket dy valixhe me Euro qenkan konfiskuar.

Banknotat 500, 200 dhe 100, aty ketu edhe 50.  Jo pak, po SHUME, me qindra mijera Euro. E ne kete rast, nese perfundon si duhet lenda, nje pergezim per prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejte zyrtaret policor.

Respekt per Prokurorin Rafet Halimi.  Ama aspak respekt per Kujtim Munishin qe u mundu ne vend te ngjarjes me ja marr meritat prokurorit Halimi.

Share Now

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0