Drejtori i IKSHPK-së: Të respektohen vendimet e Qeverisë, virusi nuk është larguar

Drejtori i IKSHPK-së: Të respektohen vendimet e Qeverisë, virusi nuk është larguar

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, tha se qytetarët e Kosovës, duhet të respektojnë masat që janë marrë nga institucione e Kosovës.

“Ende është prezentë virusi COVID-19, ky virus nuk ka dallim për Kosovën, virusi është dobësuar, por nuk do të thotë se është larguar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij numri i atyre që kanë vdekur kanë pasur sëmundje shoqëruese, por në fund kanë vdekur nga COVID-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0