Drejtori ekzekutiv i NLB Bankës në Mal të Zi, slloveni Robert Kleindienst, ka humbur licencën e tij bankare pasi krahasoi shtetin e Malit të Zi me vendet afrikane, raporton EkonomiaSot.
Në një paraqitje publike ai kishte thënë që “disa gjëra këtu [në Mal të Zi] janë më keq se në Burkina Faso”.
Kjo deklaratë kishte mjaftuar që Banka Qendrore e Malit të Zi t’ia merrte atij licencën e ushtrimit të veprimarisë në sektorin bankar. / EkonomiaSot.com
COMMENTS